#tvora

Banorët e Kurbneshit në Mirditë kanë dalë sot në protestë kundër ndërtimit të dy HEC-ve mbi lumin e Urakës.

Ata kërkojnë shfuqizimin e koncesioneve pasi ndërtimi i HEC-ve dëmton rënde këtë perlë të natyrës.

Banorët shprehen të vendosur në rezistencën e tyre për të penguar ndërtimin e HEC-ve në këtë zone. Në mbeshtetje të banoreve është edhe ipeshkevi i Mirditës monsinjor Gjergj Meta.

"Jo HEC-eve mbi Urakë! Për shkak të meshëve në Bukmirë e Katedralen e Rrëshenit, nuk mund të jem në mbështetje të banorëve të Selitës në protestën e tyre kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Urakë.

Por shpirtërisht dhe me gjithë zemrën time jam aty me ta.

Zoti na ka dhanë natyrën, lumenjtë e detet, nuk mund dhe nuk duhet t'i përçudnojmë.

I bëj thirrje shtetit që të mos lejojë të përsëriten gabimet që janë bërë mbi Fan apo në Valbonë a kudo tjetër.

Zëri i komunitetit selitas që jeton aty me shekuj duhet të dëgjohet. Unë jam me ta e do të jem gjithmonë në mënyrë që Uraka e bukur të mbetet sikurse e ka bërë Zoti", thuhet në reagimin e Gjergj Metës.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mirdite-banoret-ne-proteste-kunder-ndertimit-te-dy-hec-eve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz