Institucionet lavdërohen me uljen e numrit të të papunëve, por ekspertë dyshojnë që ulja të jetë reale, për shkak të shpërnguljes së shumë qytetarëve nëpër vendet evropiane. Shpeshherë këtë e dëshmojnë radhët e gjata para ambasadave për të marrë vizë pune. Agjencia e Punësimit thotë se është duke i realizuar me sukses masat për punësimin dhe vetëpunësimin e të rinjve.
