Një ditë pas vrasjes së Haxhi Baçinozit të kodrat e liqenit artificial në Tiranë, ka vënë në pranga një person. Myftar Pasha 56 vjeç është arrestuar me dyshimin se ka patur dijeni për vrasjen e 62-vjeçarit, ndërsa vazhdon të jëtë në kërkim autori.

Oficerët e krimeve kanë dyshime se shkak i vrasjes eshte bërë një borxh i pashlyer nga ana e 62-vjeçarit. Kjo nisur edhe nga deklarimet paraprake në Policinë e Tiranës të djalit të viktimës, i cili ishte një nga dëshmitarët okularë të ngjarjes së rëndë.

Polica ka dyshime se kanë qenë dy persona që kryen vrasjen. Atentatori pasi ka ekzekutuar 62-vjeçarin, është ndihmuar nga bashkëpunëtori i tij që e ka pritur me një motor 50 metra larg vendit të ngjarjes. Më pas janë larguar me shpejtësi drejt Saukut.

Policia nuk ka mundur të arrestojë autorin kryesor dhe vazhdon ende kërkimet për kapjen e tij. Një pistë tjetër që po heton është edhe ajo e hasmërisë. Ka dyshime se viktima Haxhi Baçinozi dhe autorët e dyshuar janë nga qyteti i Fierit. Policia po verifikon nëse kanë pasur konflikte në të kaluarën. Haxhi Baçinozi është ish i perndjekur politik, pasi rezulton i dënuar dy herë gjatë kohës së komunizmit për agjitacion e propagandë dhe nxitje të terrorit në bashkëpunim.