Surprise Me!

U lanë në burg, avokati i 'fajdexhinjve' në Shkodër: Nuk ka prova, operacioni flluskë sapuni

2019-03-18 3 Dailymotion

Pas dhënies së masës së sigurisë nga Gjyakata e Shkodrës e cila la në arrest me burg 12 të arrestuarit e përfshirë në një skemë hauje jashtë sistemit bankar ka reaguar avokati i të akuzarve. Avokati Anton Kosteri ka deklaruar se arrestimi është i palisgjshëm.

Sipas tij nuk ka asnjë provë që dokumentin dhënien e fajdeve nga ana e klientëve të tij apo kërcënimin ndaj ish-prefektit Radovani i cili është edhe denoncuesi i kësaj skeme. Kosteri e quan operacionin një flluskë sapuni e cila por përdoret për të bërë 'show' dhe për t'i vënë këta persona në një pozitë të vështirë.

"Deri me tani nuk ka asnje prove qe provon kercenime apo presione per dy djemte e ish prefektit Paulin Radovani apo vete ish-prefektin. Denoncuesi eshte ish-prefekti dhe deri me tani nuk rezulton asgje. Do apelojme dhe do kerkojme qe te pushohet çeshtja ndaj te arrestuarve?, u shpreh ai.

Në skemën e zbuluar rreth një javë më parë në kuadër të hetimeve të bëra nga Prokuroria  dhe Policia e Shkodrës, përmes operacionit 'Maranaj', ishin të përfshirë ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër. Skema e fajdexhinjve ishte denoncuar nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, djemtë e të cilit kishin marrë para hua nga ky grup i cili funksiononte në mënyrë të strukturuar.

Përmes dhënies së huasë, grupi që jepte para me fajde përfitonte prona dhe pasuri, kjo pasi kush nuk kthente paratë në kohë i merrej me forcë prona apo automjeti.

Buy Now on CodeCanyon