Surprise Me!

Negociatat/ Hahn apel politikës: Javë vendimtare, bëhuni bashkë për shqiptarët

2019-03-19 0 Dailymotion

Në pritje të raportit vjetor të Komisionit Evropian dhe vendimit të qershorit nga Këshilli për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca njofton se ka zhvilluar një takim në Bruksel mbi situatën politike në Shqipëri dhe ecurinë e reformave.

"Sërish në Bruksel, në Këshillin e Bashkimit Evropian për të diskutuar me Shtetet Anëtare në #COWEB gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën politike aktuale në Shqipëri. Në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian dhe vendimit të qershorit nga Këshilli për hapjen e negociatave për anëtarësim", shkruan Soreca në Twitter.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Soreca është takuar edhe me komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn, i cili ka bërë një postim në Twitter. Hahn i ka bërë sërish apel klasës politike në Shqipëri që të bashkëpunojnë në prag të vendimit për negociatat. "Është mirë të flasësh me njeriun tonë, ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca përpara raportit për zgjerimin e BE në pranverë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike në vend të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat në këto javë vendimtare, në interes të qytetarëve të tyre" shkruan ai.

Në Shqipëri situata politike nuk është aspak pozitive, pasi opozita ka djegur mandatet dhe po vijon protestat kundër kryeministrit Edi Rama, por pavarësisht aksionit të PD-së dhe LSI-së, SHBA, BE dhe të gjitha kancelaritë europiane kanë shprehur mbështetjen për qeverinë në rrugën e integrimit.

Buy Now on CodeCanyon