#tvora #360grade
Ndiqni emisionin LIVE në Youtube këtu: https://youtu.be/8Dx8nmu8C6M

Emisioni "360 Gradë" nga Artur Zheji në Rtv Ora soli mbrëmjen e sotme denoncimin e një gjyshi që kërkon drejtësi për nipin e vdekur në një aksident rrugor në 2017.

Ky është rasti i drejtësisë që funksionin apo nuk funksionon, gjyshi i 5 vjeçarit Ergi Malka, viktimë e një aksidenti rrugor që kërkon drejtësi.

Prej 2017, Kadri Malka endet në zyrat e shtetit, policisë, prokurorisë dhe gjykatave për të kërkuar të drejtën e nipit të ndjerë Ergi Malka 5 vjeçar që vdiq në tetor 2017 në Rrugën e Qelqit në Kombinat.

Drejtuesi i mjetit i ndaluar si shkaktar i këtij aksidenti kreu vetëm 3 muaj paraburgim dhe më pas çështja u pushua dhe autori i la i lirë.

Kadri Malka: Jam me banim në Korçë. Me datë 25.10.2017 më njofton çuni se banon në Tiranë përmes telefonit, më thotë: Babi çe dua jetën, më kanë shtypur djalin! Nipi ishte i shoqëruar me motrën dhe një kushëri të vet që kishte shkuar për miqësi me të afërmit e gruas.Kishte marrë dy fëmijët për të kaluar rrugën nga një krah në krahun tjetër. Në vend ka ndërruar jetë.Rruga është me tre korsi në njërin krah dhe me dy korsi që shkojnë nga Tiranë në Kombinat.

Sipas akteksperimit thuhet se fëmija ka kaluar rrugën në mes të fluksit të mjeteve. Njëherë thuhet se fëmija ka kaluar vijën e pandërprerë, njëherë thuhet se i është afruar vijës. Domethënë fëmjija nuk është goditur nga një mjet që flitet më mbrapa.Kur fëmija ka kaluar vijën e pandërprerë nga cili mjet është goditur që vinë në drejtim të Tiranës? Drejtuesi i mjetit është ndaluar.Pasi është bërë matja e alkoolit del drejtuesi me 0.43 dhe 0.41 miligram për litër. Ka qenë në efektin e alkoolit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/makina-i-aksidentoi-vdekje-nipin-5-vjecar-gjyshi-apelon-drejtesi-ne-360-grade

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz