Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn i ka bërë thirrje palëve politike në Shqipëri të bashkëpunojnë në të mirën e vendit. Ai është takuar në Bruksel me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca, ku kanë diskutuar rreth reformave që janë kusht për çeljen e negociatave. Mesazhi i Hahn vjen pak javë para raportit të pranverës për Shqipërinë të Komisionit Europian.

?Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike në vend të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat në këto javë vendimtare, në interes të qytetarëve të tyre."

Për realizimin e reformave që janë kusht për integrimin e vendit reagoi dhe ambasadorja gjermane në Tiranë Susane Schütz. Ajo i ka kujtuar opozitës që në demokraci, parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive. ?Përshëndes faktin që - edhe pse ngadalë - reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë?. Ajo theksoi se Gjermania pret hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Demokracia, shteti ligjor dhe të drejtat themelore në vendet kandidate kanë qenë në qendër të një dëgjesë publike të organizuar nga Parlamenti Europian me përfaqësues të BE-së, ONM-së e Komisionit të Venecias. Kreu i kësaj të fundit, Giani Buquicchio, foli për vettingun ne drejtësi, si proces tepër të rëndësishëm.

?Korrupsioni i shtrirë gjerësisht në vend e bëri të nevojshëm vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni i Venecias e pranoi këtë nevojë me kusht dhënien e garancive të duhura. Pa vlerësimin tonë pozitiv, gjykatat shqiptare, sipas gjasave, do t?a kishin vrarë këtë proces.?

Tv Klan