Kreu i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt ka folur për situatën politike në vend. Borchard ka theksuar se ne nxisim dialog mes palëve për reformën zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij Borchardt deklaroi se OSBE nuk nxit bojkot zgjedhor dhe i bëri thirje partive të sjellin listat e kandidatëve. Ai tha se nuk parashikojmë që opozita do të bojkotojë zgjedhjet, ndërsa e quajti një shembull të keq për rajonin djegien e mandateve.

Kreu i OSBE u pyet nëse do t?i njohin zgjedhjet lokale nëse opozita do i bojkotojë

??Kjo është diçka që unë nuk e parashikoj dot pse varet nga mënyra si shkojnë zgjedhjet, si zhvillohen ato dhe gjetjet e vëzhguesve tanë. Ne piksëpari nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla apo simbol i stabiltetit në rajon dhe tani shohim një veprim në parlament që nuk ka precedentë?, theksoi më tej ai

?Është kritikuar nga gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pse? Sepse ndez fitilin, që vë flakën pastaj në gjithë sistemet parlamentare. Pyetja e radhës do ishte kur do kemi parlamentin që e ka mandatin për 4 vjet dhe ta mbyllë për 4 vjet. Kësaj radhë politikanët e dogjën në 2 vjet, radhës tjetër mund të gjejnë argumente për të marrë një vendim të tillë edhe pas 8 muajsh, ky do të ishte shembull shumë i keq për të tërë rajonin. Ju e dini se në shumë vende ka opozita që bojkoton parlamentin, por kjo nuk funksion se nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare?, tha Borchardt.