Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte sot në Shkodër ku u takua me qytetarë dhe foli mbi vendimin për djegien e mandateve gjë për të cilën u shpreh se ka marrë mbështetjen e qytetarëve që takon çdo ditë. Kryemadhi akuzoi qeverinë se ka krijuar destabilitet në vend duke u përpjekur të ruajë stabilitetin e krimit të organizuar.

"Sot ne ndihemi të zemëruar, të mërzitur dhe të revoltuar për mënyrën se si qeveria drejton popullin e saj. Vetëm në tre vitet e fundiit më shumë se 400 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi dhe nuk duan të kthehen. Kjo është fatkeqësia më e madhe që ne kemi. ne duhet ta kthejnë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve.

Mund të flasim pafundësisht dhe hallet dhe problemet e shqiptarëve nuk kanë të mbarura. Ka ardhur koha të destablizojmë krimin e organizuar. Edhe në kohën e Enver Hoxhës shqiptarët ishin në dikatturë për hir të stablitetit të rajonit. Ne duam një të ardhme të ndritur dhe të begatë. do doja që të flisnim për hallet e grave shiptare sepse xhepi i tyre varfërohte. Në pesë gjashtë vitet e fundit pagat nuk janë rritur por përkundrazi janë zhvlërësuar. Ka ardhur koha që shqiptarët të marrin fatet e tyre në dorë. Ne jemi të qartë në rrugën tonë dhe jemi të vendosur. Çdo ditë që takohem me qytetarë na thonë bravo ju qoftë.

Është një veprim ekstrem por kapja e shtetit na detyroi. LSI di t'i mbajë njerëzit. Ne i japim shansin njerëzve për të krijuar identitetin e tyre. Në rrugën tonë na ndriçon zoti. Ne besojmë tek familja dhe te Zoti. Zoti e bekoftë Shqipërinë", u shpreh Kryemadhi.