Surprise Me!

Denis Skura rrëfen rolin në 'La Boheme', për herë të parë interpreton një kryerol të Puçinit

2019-03-19 0 Dailymotion

Tenori Denis Skura për herë të parë veshi petkun e protagonistit në operën ?La boheme? të Giacomo Puçini-t. Për dy net në produksionin e parë artistik të këtij sezoni, në Teatrin të Operës dhe Baletit, solisti këndoi në rolin e Rodolfos, përkrah dy Mimive, sopranove Eva Golemi dhe Simona Karafilit.<br /><br />Tenori lirik, të cilit i janë dashur dhjetë vite punë në role dytësore, për të ardhur me një kryerol para publikut, siç është Rodolfo, përcolli tek publiku historinë intime, të shkrimtarit të ri.<br /><br />Fillimisht të riun e takojmë në papafingo, së bashku me miqtë e tij artistë. Bota e tij janë shkrimet, derisa shfaqet edhe fqinja e tij, rrobaqepëse Mimi, e interpretuar nga sopranoja Eva Golemi, që i zgjon zjarrin e dashurisë. Denis Skura na rrëfen, se cilat ishin përjetimet e tij të para, kur i besuan këtë rol

Buy Now on CodeCanyon