Të shprehesh në sipërfaqe të sheshtë, në kanavacë apo në letër, kërkon shumë profesionalizëm. Megjithatë, kjo është një cilësi shumë e rëndësishme për artistin Ardian Devolli, i cili çel ekspozitën me 20 tablo ?Përgjithmonë kanavacë? në galerinë ?Kalo?. Tematika që ai trajton në të, është vet emocioni i tij, që nga subkoshienca dalëngadalë transmetohet në telajo. Piktori sjell në ekspozitën e fundit personale dramën e tij shpirtërore, por edhe shqetësimet që ai ndesh çdo ditë, siç është largimi i rinisë nga vendi. Ndërsa, Krishti i tij, është në një tension të fortë psikologjik, për të gjithë këtë situatë ku gjendet bota.

Ardian Devolli, piktor: ?Ai është një portret i Jezu Krishtit, jo siç jemi mësuar ta shohim, por që ruan sipas meje, një tension psikologjik, duke pyetur botën: Ku po shkon në këtë formë??

Veprat e piktorit Devolli karakterizohen edhe nga një analizë e thellë psikologjike. Në një tablo gati bardhezi ai sjell të vetmen vepër politike në këtë ekspozitë, për eksodin e shqiptarëve, nga viti 1991, deri në ditët tona. Në një portret gruaje, me penelin e tij pikturon tranzicionin 28-vjeçar politike.

Ardian Devolli: ?Emocioni është marrë që nga periudha e Krishtit, copat e lirit të trashë, ku trupi i gruas ka mbetur si gjurmë. Këtij vendi i iku liria, rinia. Ne mbetëm si kufoma, duke qenë thjesht një gjurmë e historisë, asgjë më shumë. Këtë ide e kam pas qëkur ndodhi gjëma e madhe, ishte e domosdoshme për mua?.

Nuk mungojnë as peizazhet dhe arkitektura e qyteteve tona, ku dielli çdo ditë edhe më tepër, po bëhet e vështirë, që të hyjë brenda tyre

Ardian Devolli: ?Sjell një marrëdhënie midis unit dhe realitetit, që jepet në një raport psikologjik dramatik, është një situatë reale që po e kalon edhe vendi ynë. Është një marrëdhënie midis arkitekturës, të lojës se si varjon drita në një sipërfaqe edhe se si ndërthuret bardhezija në ngjyrë edhe në ndërtime profesionale. Unë e marrë emocionin nga natyra, prandaj sjell marrëdhënie pemësh të abstraguara, në një sipërfaqe ku rrjedh një lumë?.

Ekspozita ?Forever Canvas? (Përgjithmonë kanavacë) vazhdon që të qëndrojë hapur për publikun në galerinë e artit ?Kalo?.