Vrasja e Jurgen Kurtit ka dyshime se është kryer nga dy persona që pas krimit janë larguar me një makinë ?Mercedes-Benz?. Një nga pistat ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së viktimës.

Prej mbrëmjes të së hënës janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, përfshirë edhe familjarë të viktimës për të mësuar nëse kohët e fundit kishte shfaqur shqetësime për konflikte të mundshme. Paraditen e së martës, uniformat blu kanë shkuar sërish në vendngjarje për të rindërtuar skemën e krimit dhe për të sekuestruar kamera që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Agjentë të policisë kriminale dhe ekspertë kriminalistë janë rikthyer në rrugën ?Zef Jubani? ku u vra Jurgen Kurti. Uniformat blu po hasin vështirësi në hetime për shkak se në zonë mungojnë kamerat e sigurisë. Mësohet se në momentin e ekzekutimit, në rrugë kanë qenë 4 mjete në lëvizje. Sipas një dëshmitari, plumbat kanë ardhur nga një makinë Mercedes-Benz C Class.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi 15 gëzhoja dhe mendohet se ndaj tij është qëlluar me breshëri. Autorët kanë studiuar lëvizjet e viktimës dhe vrasja ka qenë e mirëmenduar. 26-vjeçari është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2016 u arrestua si i përfshirë në vrasjen e babait, por më pas u lirua pasi krimin e mori përsipër daja i tij.

Një vit më vonë, në Prill të 2017-ës Kurti u përfshi në një ngjarje tjetër të rëndë, këtë herë në qytetin e Durrësit. Konflikti nisi për mosd hënien e pagesës së qirasë 58-vjeçarit Agim Arapi që përfundoi me vdekjen e këtij të fundit. Edhe për këtë rast ai u hetua si i përfshirë, por më pas u dënua vetëm vjehrri i tij për ?vrasje nga pakujdesia?.

Tv Klan