Fermerët kanë bllokuar ditën e sotme rrugën Lushnje-Fier. Në fund të protestës, fermerët kanë flakur në rrugë qumështin në formë demonstrative ndaj uljes së TVSH-së në 6% nga 20%. Kjo ulje detyron fermerët që të ulin çmimet e produkteve të tyre, në një kohë kur konkurrenca nga importet është e lartë.

Ata thonë se janë detyruar të marrin kredi ndërsa prodhimet janë detyruar t'i hedhin në plehra.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po përpiqen të largojnë nga rruga kryesore fermerët, të cilët kanë bllokur qarkullimin e automjeteve në rrugën kryesore. Protesta e banorëve kanë nisur prej ditësh.

Ndërkohë që në disa prej tyre kanë vendosur edhe pankarta lidhur me çmimin e lartë të naftës ku shkruhet "Nafta e traktorit tim e ka cmimim njësoj m naftën e biznesit tënd".