Surprise Me!

Report TV - U sulmua me bojë, Ralf Gjoni: Deputet, jo për një rrogë të qelbur

2019-03-29 0 Dailymotion

Sulmohet me bojë kandidati nga LSI që pranoi mandatin e deputetit, Ralf Gjoni. Report Tv mëson se Gjoni u sulmua sapo doli nga shtëpia, ku poshtë hyrjes së pallatit e priste një djalë. Ai e ka qëlluar me bojë të kuqe. Gjoni sapo kishte dalë nga banesa e tij për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë, pasi në seancën e sotme do të bëjë betimin si deputet i ri pas djegies së mandateve nga opozita.

Një djalë i ri po e priste tek dalja e pallatit, dhe me të dalë, siç raportohet për Report Tv, djali ka hedhur bojë me shiringë drejt Gjonit.

Nuk dihet ende çfarë solucioni kimik është përdorur ndaj Ralf Gjonit, por boja ishte me ngjyrë të kuqe.

Gjoni konfirmon se një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve.

"Dukej qartë që prita dukej ishte e porositur nga lart", thotë Gjoni pas ngjarjes

Më herët kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka quajtur tradhtarë kandidatët nga listat e partisë së saj në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës., që e pranuan mandatin.

"Të jenë të kujdesshëm se nuk ka për t?jua falur asnjeri, tradhtarë", shprehej Kryemadhi.

Buy Now on CodeCanyon