#tvora #protesta21mars
Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka marrë pjesë në protestën e opozitës, të zhvilluar para sallës së parlamentit për shkak se ndodhet në Bruksel në Samitin e Partive Popullore Evropiane, ku ka zhvilluar takime me krerët e lartë të kësaj organizate

Gjithsesi, ai u kujdes që tubimi të përcillet live edhe në llogarinë e tij në Facebook.

Në ditën kur në kryeqytet opozita kishte paralajmëruar protestën e rradhës, prokuroria i kishte dërguar një kërkesë kreut të selisë blu për dëshmuar lidhur me kontratat e lobimit të PD-së në SHBA.

Në përgjigje të ftesës, Basha është përgjigjur përmes një shkrese zyrtare ku theksohet se kërkesa është e pambështetur në ligj dhe as në standardet etike të hetimit.

Në letrën që mban firmën e kryetarit të PD thuhet se ?as ai dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demorkatike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën ata nuk ka nevojë të informohen dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën?.

Po ashtu theksohet se prokuroria e ka marrë informacionin e duhur 6 muaj më parë, dhe në kushte të tilla PD e konsideron këtë lëvizje të porokurorisë si të bërë për shërbime propagandistike politike. Madje akuzat janë të drejtpërdrejta për organin e akuzës, që sipas Bashës po kompromenton rëndë paanshmërinë e hetimet.

?Basha i kërkon Prokurorisë së Tiranës të distancohet menjëherë nga qëndrime me prapavijë politike, si dhe të marrë të gjitha masat për të ndaluar në të ardhmen çdo lloj përdorimi për qëllime politike të hetimi?, thuhet në reagim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/transferta-milioneshe-lobim-ne-shba-basha-refuzon-kerkesen-tu-paraqitur-ne-prokurori
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz