Surprise Me!

Report TV -Aksidentë në Tepelenë dhe në Burrel

2019-03-29 0 Dailymotion

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi këtë mëngjes në Burrel. Një 30-vjeçar, Besim Daçi, gjeti vdekjen pasi duke drejtuar një kamionçinë, doli nga rruga duke përfunduar buzë një lumi,

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ish-pularia në Burrel.Ndërkohë një tjetër aksident në Tepelenë.Një vajzë 19-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në rrezik për jetën, dhe 7 persona të tjerë të plagosur, pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Krastë të Tepelenës.

Vajza me inicialet SH.Xh është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë, së bashku me 5 të plagosur të tjerë. Ajo ishte pasagjere në një automjet tip Volkswagen që drejtohej nga E.K, kur janë përplasur me një furgon, që ishte duke shkuar në drejtim të Sarandës.

Punonjësit e policisë e kanë gjetur thuajse pa shenja jete gruan, e cila është në reanimacion në luftë me vdekjen. Po ashtu shoferi në makinën e vogël ka marre fraktura dhe është sjellë në Tiranë, por e ka kaluar rrezikun për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë

Buy Now on CodeCanyon