#tvora
Rreth 7 mijë turistë të huaj pritet të qëndrojnë në Shëngjin nga 31 maj deri më 3 qershor. Gjatë këtyre ditëve në zonën bregdetare do të mbahet festivali ndërkombëtar i muzikës Unum 2019. Ministri i turizmit Blendi Klosi e cilësoi organizimin si rast për të promovuar Shqipërinë turistike ndaj theksoi se do të synohet që aktiviteti të kthehet në traditë.

Blendi Klosi: "Ne do të jemi të suksesshëm në kryerjen e operacioneve këtë vit në qoftë se vitin tjetër përsëri Shëngjini do të jetë vendi ku Unum Festival do zgjedhë për të organizuar festivalin e tyre. Edhe kjo është një ngjarje e cila shënon një hap të ri të vërtetë në promovimin e turizmit shqiptar në rajon."

Organizatorët e këtij festivali janë të bindur se kanë zbuluar një vend të mrekullueshëm për të cilin presin tua prezantojnë edhe të tjerëve.

Mousa Ceesay: ''Është një mundësi që turistët të njohin bukuritë e Shqipërisë. Nuk ka më vende të tilla në Evropë, ndaj ne jemi këtu."

Bashkia e Lezhës ka nisur punën prej muajsh që të jetë gati.

Enver Hafizi: "Është një impenjim shumë i madh që bashkia Lezhë do ta ketë pikë kryesore për fillimin e mbarë të sezonit turistik."

Veç promovimit të bukurive të bregdetit shqiptar, festivali synon të ndërgjegjësojë edhe për mbajtjen pastër të natyrës.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/festivali-nderkombetar-unum-ne-shengjin-priten-7-mije-turiste
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz