Surprise Me!

Basha refuzon te deshmoje per kontratat e lobimit

2019-03-29 1 Dailymotion

I thirrur për të dëshmuar këtë të enjte në Prokurori mbi hetimin që po kryhet për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i kësaj partie Lulzim Basha nuk është paraqitur.

Me anë të një letre ai i shpjegon drejteuses së kësaj prokurorie Elisabeta Imeraj dhe prokurorit të çështjes arsye e mosparaqitjes së tij. Lulzim Basha thotë në përgjigjen e tij drejtuar Prokruroisë së është i habitur me kërkesën që ai të dëshmojë, duke sqaruar se thirrja e tij është e pabazuar në ligj dhe e pambështetur në asnjë standard profesional.

"As unë, asnjë drejtues tjetër i Partisë Demorkatike dhe as Partia Demokratike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, prandaj as unë dhe as një drejtues tjetër i Partisë Demokratike nuk ka nevojë dhe ju nuk keni asnjë detyrim ta na informoni për asnjë të dhënë që mund të jeni duke mbledhur në kuadër të verifikimeve tuaja".

Numri një i demokratëve rendit disa fakte të cilat sipas tij tregojnë që Prokuroria po përdoret politikisht në këtë rast.

"Fakti që një ftesë e tillë vjen gjashtë muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike".

Në Prokurorinë e Tiranës ka mbërritur një pjesë e lëtërporosive nga SHBA për këtë hetim. Në informacionin e përkthyer, tashmë ka dyshime mbi origjinën e 600 mijë Dollareve të cilat janë përdorur për lobimin e PD në Amerikë pranverën e 2017. Këto para vijnë na kompania 'Biniata Trade', e cila është në pronësi të dy shtetasve rusë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon