#rtvora

Pavarësisht se ligji për sinjalizuesit ka rreth tre vite që është miratuar, duket se rezultatet nuk kanë qenë ato të priturat.Florian Karaj, inspektor pranë ILDKPKI-së ka deklaruar se praktika nuk ka funksionuar deri më tani pasi ndërgjegjësimi i qytetarëve është i vogël.Ligji për sinjalizuesit ose ndryshe për spiunimin e praktikave korruptive nuk ka funksionuar as në vendet e Ballkanit.

Ligji për sinjalizuesit ose ndryshe për spiunimin në rastet se dyshohet për korrupsion nuk ka funksionuar.

Florian Karaj, inspektor pranë ILDKPKI-së, shprehet se pavarësisht promovimit ndërgjegjësimi i qytetarëve mbetet shumë i vogël. Sipas Karaj, ky proces pati vështirësi edhe në ngritjen e njësive të sinjalizuesve.

Florian Karaj: Nuk është atje ku duhet niveli i ndërgjegjësimit të publikut që të bëhen pjesë e sinjalizimit.Jemi të bindur dhe të qartë se korrupsioni po e dëmton shumë shoqërinë tonë dhe megjithë rastet e hetimeve apo të identifikimeve përsëri është e nevojshme që të ndërgjegjësohet publiku.

Por duket se një proces i tillë nuk ka pasur sukses as në vendet e Ballkanit.

Arjan Dyrmishi, drejtor i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes u shpreh se kjo praktikë nuk ka dhënë asnjë efekt në luftën ndaj korrupsionit në këto vende.

Arjan Dyrmishi: Rajoni i Europës Juglindore është rajoni i cili është më i avancuar në nivel lokal sa i përket mbrojtjes ligjore të sinjalizimit. Megjithatë kjo nuk ka kontribuar që rajoni të dalë nga kriza e korrupsionit.

E pranishme në këtë aktivitet, ambasadorja e Holandës kërkoi që të bëhet kujdes me informacionin pasi kjo mund të dëmtojë jetët e njerëzve apo mund të dëmtojë institucionet.

Këto deklaratat u bënë në ditën ndërkombëtare të sinjalizuesve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sinjalizuesit-nuk-funksionuan-shqiptaret-paqe-me-korrupsionin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz