Surprise Me!

Report TV -Zbulohen muret e xhamisë së vjetër të Tabakëve në Vlorë

2019-03-29 2 Dailymotion

Gjatë punimeve për rehabilitimin e Qendrës Historike në Vlorë janë zbuluar në muret e xhamisë së vjetër. Kjo vepër është ndërtuar në shekullin e 17-të. Punonjësit e Drejtorisë Rajonale Kombëtare të Kulturës janë duke punuar për pastrimin e themeleve të xhamisë së vjetër, e cila sipas të dhënave historike quhet Xhamia e Tabakëve.

Kreu i DRKK-së në Vlorë, Orges Feimi, konfirmon se pas konstatimit të themeleve të xhamisë së vjetër, gjasat janë që këto mure t?i përkasin xhamisë së tabakëve.

Për këtë është duke u kryer edhe një studim nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ndërsa, aktualisht po pritet fjala e specialistëve për të përcaktuar se çfarë do të bëhet me vendin ku janë ndërprerë punimet për shkak të gjetjes së mureve të vjetër të xhamisë

Informacioni historik që ekzistojnë për vendndodhjen e xhamisë së Tabakëve, është e ky objekt kulti është prishur në vitin 1962. Quhet Xhamia e Tabakëve, se pas saj gjendet Pazari i Vjetër dhe dyqanet e lëkurëpunuesve të Vlorës. Në shekullin XVII është përmendur nga kronikiani i njohur turk Elvia Celebi. Xhamia e Tabakëve gjendet edhe në materialet historike të viteve 1930 dhe 1950-?60. Është prishur në vitin 1962, për t?u ndërtuar në vend të saj, njësia tregtare me emrin vetëshërbimi. Guri i themelit është i njëjtë me gurin e themeleve të objekteve në Qendrën Historike të Vlorës.

Buy Now on CodeCanyon