Surprise Me!

Rudina - Historia e Romeo Dedes, djali me memorie te jashtezakonshme!(21 mars 2019)

2019-03-29 7 Dailymotion

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ai është një djalë me aftësi ndryshe, nuk shikon, por ka një dhunti të jashtëzakonshme. Romeo Deda mund të gjejë se çfarë dite e javës është një datë e caktuar. Gjithashtu ai ka mësuar ditëlindjet e 1400 personaliteteve të huaja dhe 800 shqiptarë, si edhe të gjithë prefikset e botës.

Ai ishte i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, sëbashku me nënën e tij Irma Deda, nga ku tregoi më shumë në lidhje me këtë dhunti dhe se kur e ka kuptuar këtë aftësi.

?Kam pasur një memorie shumë të madhe, çdo gjë që bëja e mbaja mend me data. Kur ia thoja familjarëve të mi që në këtë datë kam qenë në filan vend dhe ka qenë x ditë, ata habiteshin. Dhe rastësisht zbuluam se unë mund të gjeja kalendarin nga viti zero deri në pafundësi?, tha Romeo.

Sipas tij, ditët e javës kanë këto ngjyra: E hëna është kafe, e marta ngjyrë pjepri, e mërkura ngjyrë blu, e enjtja është e bardhë, e premtja gri, e shtuna jeshile dhe e diela e verdhë.

Buy Now on CodeCanyon