Surprise Me!

Report TV - Tragjedia në Zelandën e Re/ Lutje në 40 xhami të Tiranës! Gurra: Dënojmë aktin e rëndë

2019-03-29 0 Dailymotion

Ditën e sotme në 40 xhami të Tiranë, janë zhvilluar lutje në nderim të viktimave në Zelandën e Re. Në xhaminë ?Abdullah Ibrahim Gjuzi? në Sauk të vjetër ka qenë i pranishëm edhe myftiu i Tiranës Ylli Gurra nga ku i është bashkuar dhimbjes për të vrarët, teksa ka përshëndetur tolerancën fetare që ekziston në Shqipëri.<br /><br />"Sot të gjithë besimtarët do të kryejnë ritualin specikfi për lutjen për 50 të vrarët në një xhami në Zelandën e Re. Gjej rastin për të dhënë shembullin tonë se Shqipëria jonë është vendi i bashkëjetesës jo vetëm paqësore por edhe shembullore", u shpreh Ylli Gurra.<br /><br />Kujtojmë se një javë më parë 50 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën nga një sulm në Christchurchit, në Zelandën e Re, nga një 28 vjeçar i cili e përcolli live të gjithë masakrën në facebook. Sulmi ka tronditur mbarë opinionin public duke u cilësuar si një prej masakrave më të rënda ndodhur ndonjëherë.

Buy Now on CodeCanyon