Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi foli sot në Report Tv lidhur me vendimin për të pranuar mandatin. Ai tha se vendimi për të pranuar mandatin nuk është një tradhëti ndaj PD-së, por një vendimarrje politike në të mirë të vendit Alimadhi tha se Balli Kombëtar nuk ka marrë pjesë në vendimarrje për djegien e mandateve dhe nuk është pyetur nga Partia Demokratike lidhur me këtë akt.

"PD nuk e ka respektuar marrëveshjen me partinë që unë drejtoj. Bashkëpunimi me ne lë shumë për të dëshiruar. Partia Demokratike na ka tradhtuar historikisht. Kjo nuk është në tradhëti e Ballit Kombëtar, është një vendimarrje politike. ne nuk kemi qenë pjesë e vendimit për djegien e mandateve. Veprimet politike këto 28 vite kanë qenë ekstreme. Nuk është koha për të djegur mandatet.

Po të na kishin pyetur do ta kshim dhënë mendimin tonë. Një vend anëtar i NATO-s dhet të respektojë parimet demokratike. Në Shqipëri mendësia komuniste vazhdon të jetë, duke kapur rolin kryesor. Nëse PD do të kishte ndëshkuar krimet e komunizmit do kishte përmbushur misionin e saj. Veprimet e egra nuk do të thotë se kjo shoqëri duhet t'i pranojë. Më mirë ta bëjëm luftën politke brenda insitucioneve se sa të ndërmarrin akte të tilla.

Unë ndjek politika që nuk e dëmtojnë Shqipërinë. Balli mbron interesat kombëtare të këtij vendi.

Më kanë ardhur mendime dhe presione po kjo kohë ka qenë shumë e vështirë për mua. Bindjet e mia janë krejtësisht të djathta. Vendimi im ka qenë me qëllim për të ndjekur procesin demokratik brenda institucioneve.

Balli kombëtar do të jetë në përputhje me vlerat e vendit. Ka ligje që duhet të ndryshojnë. Roli jonë është në opozitë. Njoh pjesën e ligjvënësit dhe kontributi i Ballit Kombëtar do të jetë në interes të vendit për të bashkuar shqiptarët me njëri tjetrin", u shpreh Alimadhi.