Kompetencat për ndërtimet në Matkë do të saktësohen përmes dispozitës së posaçme ligjore. Deri atëherë pushteti lokal dhe ai qendror duhet të harmonizojnë qëndrimet nëse bëhet fjalë për Ndërmarrje Publike, Projekt të Përbashkët apo Shërbim Partneriteti. Kreu i Shkupit, Shilegov thotë se ndryshimet ligjore do të minimizojnë rolin e komunës së Sarajit për zonën e mbrojtur turistike ?Matkë?.