#rtvora

I sapo kthyer nga Brukseli në takime intensive me zyrtarë të lartë europianë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paraditen e së premtes e kaloi në takime me përfaqësues ndërkombëtarë në vendin tonë.

Rreth orës 10:00 në zyrën e Bashës ka shkuar ambasadori britanik, Duncan Norman, ku në qendër të bisedës ka qenë situata politike e krijuar pas djegies së mandateve dhe protestave të vazhdueshme të opozitës.

Pas largimit të Ambasadorit britanik në zyrën e Bashës ka shkuar ambasadorja gjermane Susanne Schutz e shoqëruar nga Christian Hellbach, Drejtor për Europën Juglindore.

Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta, ndërsa Basha i ka shmangur komentet për mediat.

Kreu i opozitës vetëm disa minuta më vonë lëshoi një mesazh politik nga oborri i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

Basha: Vlera për të cilat kanë triumfuar me 22 mars 1992, shqiptarët mbi diktaturën më të egër; Vlerat për të cilat janë bashkuar përsëri shqiptarët, vlerat e lirisë, dinjitetit të njeriut, të besimit në Zot, të besimit tek një e nesërme më e mirë që duhet, do të na bëjnë bashkë e po na bëjnë bashkë në një rrugë, që uroj të jetë po kaq e ndritur sa kjo ditë e sotme.

Po në të njëjtin vend, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, foli për situatën politike ndërsa tha se djegia e mandateve ishte mundësia e vetme për të kthyer vendin në shinat kushtetuese.

Kryemadhi: Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve opozita tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vihen edhe njëherë në shinat dhe shtratin kushtetues.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-kthimit-nga-brukseli-basha-pret-ne-zyre-ambasadoret-e-britanise-dhe-gjermanise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz