Qytetarët kanë raportuar në Report Tv, se një zjarr ka rënë pasditen e sotme në kryeqytet në zonën e njohur si Kodrat e Selitës. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse të cilat po përpiqen të neutralizojnë flakët.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë që sipas dyshimeve të para mendohet se ai është i qëllimshëm.

Dyshohet se ai është vënë fillimisht me benzinë ndërkohë që era e pasdites kanë favorizuar përphapjen e tij.

Nga prezenca e flakëve të cilat tashmë janë neutralizuar, nuk rrezikohen banesa por vetëm bimësia e kësaj zone.