Vrasja e avokatit Ravik Gurra në Elbasan vijon të mos ketë asnjë person të dyshuar.Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda janë përqëndruar në dy pista htimore, ndërkohë që dyshimet e para janë se ekzekutimi i Gurrës është realizuar me vrasës me pagesë dhe ka shumë gjasa që atentatori të mos jetë nga Elbasani.

Por në Elbasan ai mund të jetë kontraktuar nga persona të tjerë me qëllim, kryerjen e ekzekutimit. Hetimi për këtë ngjarje është përqëndruar për Vrasje për shkak të detyrës dhe përplasje mes bandave në qytetin e Elbasanit.Për këtë krim është njoftuar zyrtarisht edhe Ambasada Britanike në Tiranë, pasi Gurra prej më shumë se 8 vitesh ishte shtetas britanik.

Automjeti i vjedhur në Fushë-Krujë

Me ndërhyrjen e repartit RENEA prej mbrëmjes së djeshme e duke vazhduar sërish, polica ka kontrolluar mbi 20 banesa në Elbasan, ka shoqëruar 30 persona, mes tyre dhe pjesëtarë të fiseve në konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin, Çapja e Çelaj që pas verifikimeve dhe deklarimeve janë lënë të lirë.Ndërsa automjeti i përdorur nga atentatori dhe bashkëpunëtori i tij për tu larguar nga skena e krimit, rezulton i denoncuar i vjedhur në zonën e Fushë-Krujës.

Si prova materiale, hetuesit mes tyre dhe oficerë të Krimeve të Rënda,kanë mundur të marrin deklarimet e personave me të cilët Gurra ka qenë në tavolinë, disa kamera sigurie ku duket automjeti që largohet me shpejtësi me dy persona të maskuar në vendet e para.Prej më shumë se dy vitesh Gurra ishte dhe një nga 5 avokatët e dosjes ?Shullazi? e cila aktualisht ndodhet në Apelin e Krimeve të Rënda.