Surprise Me!

RTV Ora - "Na drejtuan thikën në kokë", flet kryefamiljari që i grabitën banesën

2019-04-04 0 Dailymotion

#rtvora

Kjo është shtëpia dy katëshe në fshatin Greshicë të Mallakastrës që ra pre e vjedhjes me dhunë mbrëmjen e 22 marsit.

Kryefamiljari, Përparim Merdani, ka rrëfyer për mediat se në momentin e ngjarjes ka qenë bashkë me nënën dhe mbesën në banesë.

"Mua dhe plakën na zuri gjumi. Ulëriti mbesa. Na drejtuan thikën në kokë. Më kërcënuan" ka rrëfyer ai.

Sipas Merdanit, kanë qenë tre persona me maska të cilët kishin me vetë një shkop gome, një kriketë të madhe që hap makinat dhe tre thika në dorë.

"Vajtën tek dhoma e mbyllur. Kërkuan çelësin. Ishin 1 milion e 700 mijë lekë. Ja dhamë çelësin. Shqeu derën mori paratë" tregon më tej ai.

Fakti se grabitësit kanë qenë të maskuar ia ka bërë të pamundur identifikimin Përparimit.

Por duket se grabitja ka qenë e mirëmenduar prej tyre.

"Kanë dëgjuar që kam pasur lekë pasi pak kohë më parë erdhi vëllai nga Anglia dhe la pak lekë për nënën e sëmurë" tha Përparim Merdani.

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm arrestimin e dy të rinjve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, të dyshuar si autorë të grabitjes.

Bëhet fjalë për shtetasit Klejdi Saliaj 21 vjeç dhe Arber Muçaj 22 vjeç, të dy banues në Panahor dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit M.H.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/na-drejtuan-thiken-ne-koke-flet-kryefamiljari-qe-i-grabiten-banesen-e-dinin-qe-kam-para

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon