Një vatër e madhe vijon të jetë aktive edhe sot në Malin e Dajtit edhe gjatë ditës sotme.

Zjarri ka rënë në territorin e fshatit Priskë, dhe aktualisht zjarrfikëset janë në vendin e ngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, tha se zjarri është në terren të thye malor, ku ndërhyrja është shumë e vështirë. Forcat zjarrfikëse janë fokusuar në mënyrë që zjarri mos të shpërndahet në drejtim të banesave.

Goxhaj tha në një lidhje telefonike për Report Tv, se "për periudhën në të cilën ndodhemi dyshimi është për zjarrvënie të qëllimshme".

"Kemi pasur me dhjetëra zjarre, ngjarje të shumta në Tiranë, dhe mendojmë se janë të qëllimshme. Do punojmë në bashkëpunim me policinë e shtetit, që autorët të japin llogari, se shkaktojnë dëme të mëdha për zonat", tha Goxhaj.