Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka folur nga protesta e banorëve të Unazës së Re mbi arrestimin e një prej protestuesve të Unazës për të cilin gjykata vendosi të mbahet në burg. Gjatë fjalës së tij, Balliu sulmoi edhe kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme Arta Marku. Më tej ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se 16 Marsi i solli parainfarkt por 13 Prilli dita kur do të mbahet protesta e radhës do t?i sjelli infarkt sipas Balliut.

?Sot ai zyrtarizoi diçka, që është rikthimi i gjykatave komuniste. Unë e kam parë me sytë e mi Dorian Protoduari nuk ishte fare i përfshirë në protestë.

Por mbiemri Protoduari e tremb këtë qeveri. Si partinë e baballarëve të tyre që ka pushkatuar me dhjetra njerëz nga ky fis.

Kukulla Arta Marku nuk merret sot të gjejë 1500 vrasës që janë ende pa u dënuar merresh me banorët e Unazës që protestojnë për të drejtën e tyre

Ti o njeri e ke marrë peng këtë vend. Të mbash pushtetin e ke të vështirë. Ti nuk arrin të kuptosh se deri ku ka arritur urrejtja e qytetarëve ndaj teje.

Ti nuk arrin të kuptosh deri ku arrin inati i shqiptarëve me ty. Mendoj që ky njeri e ka mbushur kupën.

Mendoj që kohës së përcjelljes së mesazheve ndaj teje i ka ardhur fundi. Tani ka ardhur koha të veprojmë.

Të të shkulim nga drejtimi i klikës tënde mafioze dhe të të shporrim. Edi Rama, 16 Marsi të solli parainfarktin por 13 Prilli do të të sjelli infarktin", u shpreh Balliu.