Surprise Me!

Prokuroria zbardh dy letër-porositë nga SHBA dhe Skocia: Ka prova, PD fshehu 650 mijë $ lobim

2019-04-11 1 Dailymotion

Për herë të parë kryetari i PD-së, Lulzim Basha u paraqit në derën e prokurorisë së Tiranës për një hetim të nisur prej viti e gjysmë mbi dyshimet e arsyeshme se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017. Basha suprizoi me deklaratën e tij se hetimin e kërkoi vetë PD-ja dhe këmbënguli që nuk ka shkelur ligjin.<br /><br />Por në një reagim të parë për këtë hetim prokuroria e Tiranës zbulon dy letër porositë që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia duke thënë se i gjithë hetimi është bazuar në prova që faktojnë se Partia Demokratike e ka fshehur financimin në këtë vlerë të madhe duke deklaruar në formularin e financimeve të fushatës për partinë vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumë prej 650 mijë dollarësh. Përveç Bashës sot dëshmuan edhe Gazment Bardhi, Ilir Dervishi, dhe Arben Ristani në prokurori. <br /><br />Prokuroria e Tiranës deklaroi sot se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade". Por kush është kjo shoqëri? ?Biniatta Trade LP? rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si ?parajsë fiskale?. ?Biniatta Trade LP? është një partneritet i krijuar nga dy kompani: ?Asverro Corp? dhe ?Liminez Commerce?. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas ?Biniatta Trade LP? janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse (

Buy Now on CodeCanyon