Gledian Llatja u zyrtarizua sot si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Elbasanit. Por cili është vizioni i tij për qytetin e Elbasanit? Në një intervistë për Report Tv, ai shpjegon se synimet e tij për të vijuar transformimin e qytetit.

"Vizioni i PS-së për Elbasanin është i qartë, duam të vijojmë punën që kemi lënë për gjysmë, projektet që i kemi pasur dhe i kemi për të vijuar për të mirën e qytetarëve për bashkinë që duan, të gjithë qytetarët e Elbasanit.

Ne kemi 81 mijë banorë në njësitë administrative, ku infrastruktura është e pakët dhe e varfër, pavarësisht se jemi përpjekur, por aty ka ende nevojë për investime. Ka nevojë për një vizion të ri. Njësitë administrative kanë marrë të njëjtën pamje, po bëhet punë me cilësi.

Qazim Sejdini është një figurë e spikatur e PS-së në Elbasan, i ka ndryshuar faqen qytetit, e bëri qytetin e parë të Rilindjes Urbane. Qazimi është kryetari i bashkisë që ka qenë për 12 vjet, është drejtuesi kryesor edhe i fushatës, i pjesës elektorale të PS-së. Me opozitë pa opozitë ne do të futemi në zgjedhjet e 30 qershorit" deklaroi ai.