Feronikeli është shpallur kampion në Superligën e Kosovës për edicionin 2018/2019.

Skuadra e Zekirija Ramadanit arriti që sot ta mposht FC Prishtinën dhe ta fitojë titullin.

Në ndeshjen që u zhvillua në Drenas, Feronikeli fitoi me golin e vetëm të shënuar nga Yll Hoxha.

Futbollistët e Feronikelit pranuan titullin nga numri një i FFK-së, Agim Ademi dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, për ta ngritur në qiell trofeun tretë në histori.