Në solidaritet me Dhomën e Avokatisë në Elbasan që bojkotoi gjyqet deri ditën e premte në shenjë proteste pas vrasjen e avokatit Ravik Gurra, janë bashkuar edhe 70 avokatë në Korçë.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena u shpreh se do të bojkotojnë gjyqet tre ditë, ndërsa shtoi se ka besim drejtësia do të zbardh vrasjen, të cilën e cilësoi si atentat ndaj institucionit të Avokatisë.

"Ky është kërcënim ndaj avokatëve dhe atentat ndaj institucionit të avokatisë. Ne mendojmë që ekzistojnë kushtet për zbardhjen e ngjarjes, një nga veprimet është ushtrimi i presioni për zbardhjen. Në rast se nuk do të ketë zhvillim unë mendoj që Dhoma Kombëtare do të ndërmarrë hapa të tjera.

Ne jemi në bojkot, ndërsa do të jepet ndihmë ligjore vetëm në rastet e parashikuar nga ligji si masa e sigurisë dhe ndihma ligjore për të miturit" tha ai. Avokati Ravik Gurra u ekzekutua ditën e premte në Elbasan, ndërsa autorët ende nuk janë kapur.