Tre persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit. Në një njoftim për mediat këtë të martë, Policia e Tiranës thotë se ka mundur të zbardhë vrasjen e 26-vjeçarit, i cili u ekzekutua me armë mbrëmjen e 18 Marsit, në rrugën ?Zef Jubani? në kryeqytet.<br /><br />Tre të arrestuarit akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e Kurtit. Ata janë Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç, lindur dhe banues në Patos, Fier, si dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.<br /><br />Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një automjet, që u ka shërbyer autorëve për t?u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze. Gjithashtu u gjet dhe një armë zjarri ?Pistoletë TT?, fishekë luftarakë, një sasi prej 2470 Euro e Lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.