Bregdeti i Vlorës ka pasur një vizitor të veçantë ditën e sotme, një fokë murgeshe. Ajo është filmuar nga kamerat paraditen e sotme në Vlorë duke tërhequr vëmendjen. Por, kjo nuk është hera e parë që në Vlorë janë parë të tilla specie. Në gusht të vitit 2012 po në Vlorë, në afërsi të ?Gjirit të Ariut? në jug u fotografua një tjetër fokë, po ashtu edhe pak javë më parë.<br /><br />Sipas profesorit italian të zoologjisë, Antonio Terlizi kjo është fokë murgeshë që për t?u riprodhuar ka nevojë për ambiente të posaçme e shumë të qeta, dhe kjo sipas tij, e bën shumë të rëndësishëm faktin që foka është shfaqur në brigjet shqiptare. Drejtori i Muzeut të Mjedisit në Leçe të Italisë theksonte se "brigjet shqiptare janë kryesisht të virgjëra ndaj dhe ofrojnë një habitat ideal për fokën murgeshë".<br /><br />Por cfarë janë fokat murgeshë? Në të gjithë botën mendohet se janë 600 ekzemplar. Fokat murgesha janë foka pa veshë të fisit Monachini. Janë fokat e vetme pa veshë që gjendet në rajonet me klimë tropikale. Ka dy gjini të fokave murgesha, Monachus dhe Neomonachus, që përmbajnë tre lloje: fokën e Mesdheut (Monachus monachus), fokën e Havait (Neomonachus schauinslandi) dhe fokën e Karaibeve (Neomonachus tropicali), që u zhduk në shekullin e 20-të. Të dy llojet e gjalla janë shumë të rralla dhe janë në rrezik të zhdukjes.