Monitorimi i cilësisë së ajrit është risia që i shtohet aplikacionit ?Tirana Ime?. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka instaluar matësa në zonën e Kasharit, te ?21 Dhjetori?, te ?Rr.Elbasanit? dhe te sheshi ?Skënderbej?. Sensorët inteligjentë do të përçojnë të dhëna në kohë reale nëpërmjet rrjetit, drejtpërsëdrejti në aplikacionin ?Tirana Ime?.

?Një nga gjërat që dua të vlerësoj jashtë mase është se kemi marrë teknologjinë më të fundit, që nuk ka tjetër në rajon. Sot planifikojmë lançimin e aplikacionit që mat ndotjen e ajrit në Tiranë në kohë reale, në mënyrë që çdo qytetar, ashtu siç ka akses te kamerat e qytetit, raportimet, trafiku, të ketë akses edhe në këtë informacion. Vendimmarrja për të gjithë ne bëhet më e lehtë nëse të vërtetën e dimë të gjithë?.

Kryebashkiaku premtoi se deri në 2030, flota e autobusëve do të jetë elektrike.

?Përveç 2 milion pemëve, kemi vendosur si target që 100% e taksive të jenë elektrike ose hibride brenda vitit 2025.100% e autobusëve do të jenë elektrik brenda vitit 2030, një operacion që e fillojmë tani dhe kemi 11 vite kohë ta realizojmë?.

Përgjatë 3 viteve, aplikacioni ?Tirana Ime? është përdorur nga më shumë se 3 milionë vizitorë, të cilët kanë realizuar 23,000 raportime mbi probleme të ndryshme.

Tv Klan