#rtvora
Qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të monitorojnë në kohë reale, nga aplikacioni ?Tirana ime?, edhe cilësinë e ajrit në kryeqytet. Matësat inteligjentë, që do ta bëjnë të mundur këtë, duke shënuar kështu një tjetër hap të rëndësishëm drejt realizimit të Tirana Smart City.

Cilësia e ajrit në Tiranë do të mund të monitorohet nga vetë qytetarët. Tre vite pas krijimit të aplikacionit Tirana ime Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se falë këtyre matësve të rinj inteligjentë, që janë vendosur në qytet, do të mund të merren të dhëna të sakta për cilësinë e ajrit, që më pas shfaqen në aplikacionin ?Tirana Ime?.

?Një nga gjërat që dua të vlerësoj jashtë mase është se kemi marrë teknologjinë më të fundit, që nuk ka tjetër në rajon. Sot planifikojmë lançimin e aplikacionit që mat ndotjen e ajrit në Tiranë në kohë reale, në mënyrë që çdo qytetar, ashtu siç ka akses te kamerat e qytetit, raportimet, trafiku, të ketë akses edhe në këtë informacion. Vendimmarrja për të gjithë ne bëhet më e lehtë nëse të vërtetën e dimë të gjithë?, tha ai.

Matësat e parë që po testohen, janë vendosur në zonën e Kasharit, te ?21 dhjetori?, te Rr. e ?Elbasanit? dhe te Sheshi ?Skënderbej?. Sensorëve inteligjentë do të përçojnë të dhëna në kohë reale, nëpërmjet rrjetit, drejtpërsëdrejti në aplikacionin ?Tirana Ime?.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj pasqyroi rezultatet e shënuara nga aplikacioni ?Tirana ime? në këto 3 vite, duke renditur mbi 90,000 shkarkime, 3 milionë vizita në app, 23,000 raportime nga qytetarët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/qytetaret-mund-te-monitorojne-cilesine-e-ajrit-nga-aplikacioni-tirana-ime
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz