Surprise Me!

Pa Gjurme - Tradhti apo fatkeqësi? U humb nusja pasi merr një telegram, akuzohet krushqia.

2019-05-22 2 Dailymotion

Pjesa e parë dt 26 Mars Pa Gjurme - Tradhti apo fatkeqesi? U humb nusja pasi merr nje telegram, akuzohet krushqia. Ja cfare thone deshmitaret...!
Ruzhdie dhe Jonuz janë prindër të 5 fëmijëve. Lirijes, Flamurit, Florës, Indritit dhe Festimit. Lirija është fëmija i parë i familjes, e cila u martua me Haki Shalën që në vitin 1980. Me fillimin e jetës në cift marrëdhëniet mes tyre nisën të ndryshonin aq sa Haiku nisi të ushtronte dhunë fizike ndaj së shoqes për shkak të xhelozisë.

Liria nuk ua rrëfeu kurrë prindërve hallin që kishte në familje. Cifti u bënë prindër të tre fëmijëve Anitës vajza e parë erdhi në jetë në vitin 1983, por edhe pas kësaj asgjë nuk ndryshoi në marrëdhënien mes tyre. Hakiu vijonte dhunën. Pas afro 4 vite martesë vjen në jetë djali, Saimiri.

Ishte viti i ndryshimeve të mëdha kur cifti nga kavaja vendosën të shpëtnguleshin në Shkallnur të Durrësit në vitin 1991. Një vit më pas erdhi në jetë fëmija i tretë Manjola. Kur dhuna ishte e vazhdueshme ndërsa në jetë kishin ardhur tre fëmijët kryefamiljari krijon një lidhje paralele. Këtu përfundoi gjithcka Liria vendos të divorcohet dhe gjykata vendos që dy fëmijët e parë ti marrë bashkëshorti, ndërsa Manjola e vogël të jetojë me Lirien, nënën. Në këto kushte cifti nisi të jetonte secili jetën e vet. Hakiu rimartohet edhe ai dhe sjell në jetë edhe 4 fëmijë të tjerë.Fati kishte rezervuar të papritura për Lirien e cila pasi ndahet nga bashkëjetuesi i parë vendos të largohet drejt Korces së bashku me vajzën. Nis një tjetër bashkëjetesë me një tjetër person. Nga këtu nis edhe misteri i zhdukjes së saj. Ndërsa jetonte në Korce, Liries i vjen një telegram nga kunati i të vëllait, Flamurit.

Rifoni ia kishte dorëzuar këtë letër Liries, e cila 3 ditë më pas merr vajzën dhe e shpie tek prindërit në Shkallnur të Durrësit. U pohon se do të kthehej për 10 ditë për të marrë vajzën. Me ikjen e saj dhe me kokën pas, Liria nuk do u kthye më që prej vitit 1995. Prindërit e saj flasin me djalin Flamurin, dhe aty mësojnë se letra i ishte dërguar Liries nga i kunati i tij dhe se për largimin e saj kishin dijeni dy vëllezërit e bashkëshortes së Flamurit. Kunetërit e këtij të fundit e kërcënuan me jetë Flamurin, që të mos e zinte më me gojë ceshtjen e motres së tij.

Ndaj dyshimet e familjes mbesin pikërisht aty. Kohë më pas një fqinj u pohon se e kishte parë Lirien në Milano të Italisë dhe se pasi e kishte thërritur në emër ajo ishte larguar menjëherë. Që nga ky episod asgjë nuk u mësua kurër për fatin e Lirie Pjeçit, sot 54 vjeçe?

Buy Now on CodeCanyon