#rtvora

Në analizën vjetore të Prokurorisë së Tiranës, kryeprokurorja Arta Marku ka kritikuar vartësit e saj pasi nuk janë përqendruar aq sa duhet në hetimin e çështjeve të rëndësishme.

Gjatë fjalës së saj, kryeprokurorja Marku iu drejtuar prokurorëve duke thënë se ka shumë pak çështje që janë regjistruar dhe aq më pak që të jenë dërguar për gjykim. Për këtë tha Marku përgjegjësia është personale.

Ajo kërkoi që mos i përgjigjen ngacmimeve politike, por të punojnë në mënyrë të pavarur.

Arta Marku: Ngarkesa ka qenë e madhe, keni punuar mjaftueshëm. Kjo ngarkesë e madhe ka ulur ndjeshëm cilësinë dhe efektivitetin në punë. Ju nuk jeni përqendruar aq sa duhet në hetimin e çështjeve të rëndësishme dhe mund të thuhet se në pak raste ndonjë prej tyre ka përfunduar me ngritje akuzash apo me dërgim për gjykim. Janë konstatuar zvarritje të pajustifikuara në hetimin e çështjeve, ka çështje të rëndësishme që rrinë prej vitesh në sirtarët e prokurorisë, me një mungesë të theksuar përgjegjësie.

Për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ka shumë pak çështje që janë regjistruar dhe aq më pak që të jenë dërguar për gjykim.

Kjo situatë nuk i përgjigjet aspak realitetit dhe është një nga pikat e dobëta për të cilat Shqipëria ka marrë kritika të shumta nga komiteti Manival dhe mund të penalizohet. Pra hetimet janë të pakta dhe jo të suksesshme për këtë vepër penale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/marku-kritika-prokuroreve-mos-iu-pergjigjni-politikes-keni-zvarritur-ceshtjet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz