Surprise Me!

RTV Ora - Banorët e Unazës akuza policisë: Po tenton të na përplasë me qytetarët

2019-05-22 1 Dailymotion

#rtvora

Gjashtë nga 7 protestuesit e Unazës së Madhe janë lënë të lirë, ndërsa vijon të jetë ende në komisariat Altin Cejku.

Një prej banorëve tha se policia e pushtetit tenton t'i përplasë ata me qytetarët dhe të bllokojë protestën e Unazës së Re.

Banorët e thirrur janë: Ilir Katiraj, Florian Protoduari, Lindita Protoduari, Artan Manushaqe, Gëzim Sadikaj, Lutfi Kastrati.

Banori i Unazë: I bëj thirrje policisë, komisariatit 6 të vijë të sigurojë protestën, të bëjë bllokimin e rrugës që banorët të protestojë qetësisht, mos na lejojë të përplasemi me qytetarët. Aty nuk kalon asnjë njeri, as me forcë, as me hir as me pahir. Ne jemi të vendosur të protestojmë. Qytetarët i ftoj ta shmangin kalimin në atë rrugë dhe nëse ka ndonjë që pretendon të kalojë me forcë normal që do të hasë në rezistencën e banorëve.

Pas ndryshimeve që janë bërë në komisariatin 6, para datës 24 bllokonte vetë rrugën dhe protesta ishte më e qetë, por ditët e fundit është shtuar prezenca e policisë, prezenca e civilëve. Policët e komisariatit 6 nuk bën bllokimin e rrugëve por provokon qytetarët, provokon protestën. Kemi kamera që oficerë të policisë civilë i thonë makinave me shenja që të afrohen sa më shumë tek protestuesit, thjesht kërkon të na përplasë me qytetarët. Ne distancohemi nga dhuna, nuk kemi punë me qytetarët.

Në do ta vazhdojmë protestën dhe këto janë metoda komuniste për të gjetur pretekst për të mbyllur protestën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lirohen-6-protestues-te-unazes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon