Surprise Me!

RTV Ora – PS i përdori djalin për fushatë, Besjan Pesha: Jam shumë i zemëruar, po përgatis padinë

2019-05-22 0 Dailymotion

#rtvora
Ligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve ndalon përdorimin e pautorizuar të imazhit të tyre në fushata elektorale. Por pavarësisht kësaj, partitë vijojnë të mos kursejnë fëmijët në fushatë apo takime të tjera publike. I tillë është edhe rasti i aktivistit, Besjan Pesha, fotografia e të cilit u përdor nga Partia Socialiste.

"Jam ndjerë i shokuar, edhe i habitur, shumë i zemëruar".

Të tillë ndjesi shkakton tek një prind përdorimi i fotografisë së të birit si imazh elektoral.

Në morinë e dhjetra fotove nga aktivitete të ndryshe, Partia Socialiste përdori edhe foton e djalit të aktivistit Besjan Pesha, në takimin për çeljen e fushatës elektorale në kryeqytet më 23 mars.

Besjan Pesha: Kjo foto është e shkrepur nga nëntori i 2015 dhe nuk kishte lidhje me asnjë aktivitet publik, ishte aktivitet i joni dhe jam i habitur sesi ka përfunduar aty.

Ligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës në nenin 17 të tij ndalon përdorimin e paautorizuar të imazhit të fëmijëve.

Por pavarësisht kësaj, partitë vijojnë të mos kursejnë të vegjëlit në fushatë apo takime të tjera publike.

Besjan Pesha thotë se ka ndërmarë hapat e parë ligjorë.

Besjan Pesha: Hapi i parë që kam ndjekur është që i kam çuar një letër institucionit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Hapi tjetër, jam duke përgatitur padinë së bashku me disa miqtë e mi avokatë dhe besoj nga java tjetër kur ata ta kenë gati, janë duke shqyrtuar të gjitha nenet dhe ligjet që janë shkelur.

Aktivisti u drejtohet me një apel prindërve.

Besjan Pesha: Jam duke e bërë këtë gjë jo vetëm për tim bir por jam duke e bërë për tu dhënë një mesazh të gjithë prindërve: Mos lejoni të përdorin fëmijët për fushatat elektorale.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ps-i-perdori-djalin-fushate-besjan-pesha-jam-shume-i-zemeruar-po-pergatis-padine
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon