#rtvora
Vala e protestave në Ballkan ka ndërgjegjësuar komunitetin ndërkombëtar se stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë, thotë Monika Kryemadhi.

Duke folur nga selia e LSI-së, Kryemadhi tha se Vuçiç në Serbi u tregua më i mençur dhe i shpejtë se Edi Rama dhe shpalli zgjedhjet e parakohshme për të mos thelluar më tej krizën.

Shpresat e Kryemadhit, janë për një reflektim nga ana e PS-së.

Kryemadhi: Reagimi i ndërkombëtarëve gjithmonë fillimisht ka qenë stabiliteti, stabiliteti, stabiliteti. Por më pas kur e kanë parë që stabiliteti i shtetit të kapur ose stabiliteti i krimit të organizuar është kthyer në destabilitet për vendet e rajonit kanë reaguar menjëherë. Mendoj që çdo gjë është paketë. Serbia, Vuçiç u tregua si gjithmonë me i mençur dhe më i shpejtë se Edi Rama, i shpalli zgjedhjet e parakohshme për të mos e thelluar më tej krizën dhe për të mos e dëmtuar më tej partinë e tij. Besoj që edhe PS do të reagojë shumë shpejt sepse çdo ditë që kalon e thellon më shumë krizën dhe vështirësinë ekonomike të shqiptarëve dhe rrit mospërkrahjen nga shqiptarët të qeverisë së kapur nga një grup kriminal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-vucic-u-tregua-me-i-mencur-dhe-me-i-shpejte-se-rama-shpalli-zgjedhje-te-parakohshme
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz