Drejtuesi i një kamioni është arrestuar në Portin e Durrësit teksa po transportonte heroinë nga Shqipëria drejt Italisë. Lënda narkotike u zbulua e fshehur në trupin tij, i cili do të udhëtonte nga Porti i Durrësit.

Droga ishte paketuar në disa qese të cilat të cilat kapin peshën e 2 kg e 160 gr. Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të portit.

Drejtuesi i kamionit, një person me iniciale E.D u vu në pranga, ndërsa dy persona të tjerë u shoqëruan në komisariatin e Durrësit për tu marrë në pyetje. Ata dyshohet se kanë dijeni për këtë rast të trafikut.

Uniformat blu po ushtrojnë kontrolle të hollësishme në kamionin që do të nisej drejt Italisë. Në operacion u përfshinë forca të Policisë Kufitare dhe Antidrogës, ndërsa pritet te angazhohet edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda për thellimin e hetimeve.

Tv Klan