Tartë me sfoliatë dhe perime

Përbërja:
1 petë sfoliatë
½ qepë
1 karrotë
1 spec i verdhë
1 spec i kuq
1-2 kunguj të njomë
150 gr krem kosi
2 kokrra vezë
Kripë dhe piper i zi
20 gr parmixhan
2 lgj vaj ulliri

Përgatitja:
Të gjitha perimet i presim në kubikë të vegjël. Vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën deri sa të zbutet. Shtojmë karrotën, kungujt e specat dhe i kaurdisim deri sa ato të ulin pak volumin (por jo të gatuhen plotësisht). I largojmë mënjanë në një tas. Hapim petën në një tepsi ku kemi shtruar më parë letër pjekje. Shpojmë petën me pirun në disa vende. Në një tas rrahim 2 kokrra vezë. Shtojmë në të kremin e kosit dhe parmixhanën e grirë hollë. Shtojmë perimet në tepsinë ku kemi vendosur petën sfoliatë dhe mbi to hedhim salcën e përgatitur. Kthejmë anët dhe e vendosim tartën në furrë në temperaturë 200ºC për 30-35 minuta.