Surprise Me!

Report TV -Rama: Opozita, grup endacak, të dëshpëruar dhe të verbër

2019-05-22 0 Dailymotion

Sërish kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e opozitës me bojë kundër Ministrisë së Brendshme, ndërsa e ka cilësuar PD-në dhe LSI-në si një grup endacak që kërkon pushtet me dhunë.<br /><br />"Ata që sot për turpin e tyre hodhën bojë të zezë në muret e Ministrisë së Brendshme për ta eksportuar, pasi nuk mund të eksportojnë imazhet e një tufe punonjësish të bashkive të Shkodrës, Vorës dhe bashkë me Dashon e Lazaratit që mbillen këtu dhe këndojnë himnin. Boja mbi muret e ministrisë sot është një produkt që do të thithet nga tregu ndërkombëtar i medias, që nuk janë të paktë eurokadrinjtë, që ngjajnë me kadrinjtë lokalë që kemi ne. Ata janë të pafajshëm, pasi pak ose aspak dinë dhe duhet të ushqejnë me lajme sensansionale.<br /><br />Eksplozivi nëse nuk do të ishe një nga mjetet e shfrimit demokratik të PD-së të kthyer në grup endacak, që kërkon pushtetin, por nuk di sesi merret ndryshe, vecse me zgjedhje dhe duke mos e ditur këtë është fshehur në mes të 'popullit' duke kërkuar njerëz të dëshpëruar dhe të verbër, të rinj rrugëhumbur, që vendosin kapucin e xhupit në kokë dhe mësyjnë drejt policisë të inkurajuara nga muzika e filmit Skënderbeu dhe huri i flamurit të Kukësit, e kam fjalën për të vetmin Flamur për të cilin Kukësi nuk është krenar (Flamur Noka)" tha Rama.

Buy Now on CodeCanyon