Surprise Me!

Kosova pershendet votimin e PE

2019-05-22 0 Dailymotion

Veseli: Jemi i vetmi vend i izoluar i Europes

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë përshëndetur qëndrimin e Parlamenti Evropian, i cili ka votuar për të vazhduar mandatin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Votimi për vazhdimin e mandatit për liberalizimin e vizave për Kosovën për krerët e shtetit të Kosovës konfirmon se institucionet i kanë përmbushur të gjitha kushtet e parashtruara nga Komisioni Evropian.

Ndonëse e kanë përshëndetur këtë votim, ata kanë qenë kritikë për zvarritjen e procesit.

?Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret të cilat janë dashur për të fituar të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë. Jemi vendi i vetëm, jemi qytetarët e vetëm që për 11 vite si qytetarët më pro evropianë, më pro perëndimorë, jemi të izoluar?, thotë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ndërsa Kryeministri Ramush Haradinaj, nëpërmjet një statusi në Facebook u ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së, që t?i japin drejtim dhe epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si e drejtë e fituar dhe e pakontestueshme, tani kur bëhen shtatë vjet nga data kur është dorëzuar udhërrëfyesi për vizat.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha e ka përshëndetur votimin. Sipas saj, Kosova e ka merituar liberalizimin dhe kërkuar trajtim të barabartë me shtetet e deritashme aspirante për liberalizim, përjashtimi i Kosovës sipas saj është shumë i padrejtë.

Buy Now on CodeCanyon