Depueti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ishte ditën e sotme në studion e 45 Minuta me gazetarin Denis Minga, për të folur për vettingun në polici. Ndreu e konsideroi këtë një domosdoshmëri për garancinë e shërbimit të sigurisë në vend.

"Vettingu në polici është domosdoshmëri sepse policia ështtë e para që bie në kontakt me njerëzit që shkelin ligjet. Policia e shtetit krye shumë veprime që në marrjen në dijeni të ngjarjes, kqëryrja e vendngajrjes dhe mbledhja e provave", u shprej Ndreu.

Pjerin Ndreu u ndal edhe tek reforma në drejtësi teksa tha se askush nuk është imun dhe të gjithë do japin llogari për veprimtarinë e tyre. Ndreu tha se fakti që janë deputetë nuk i krijon imunitet përpara kësaj reforme, përkundrazi ata vazhdojnë të jenë objekt i SPAK pasi mbajn poste zyrtare.

''Nuk ka asnjë mburojë ndaj reformës në drejtësi. Mandati nuk të bën imun ndaj SPAK. Përkundrazi ne jemi objekt të SPAK si zyrtarë.

Ne kemi bërë një pakt në PS që do t'i hapim rrugë çdo ligji që vjen për reformën në drejtësi. Këtu duhet të ndahet e bardha nga e zeza.

Edhe ne do paguajmë kosto. Nga reforma në drejtësi nuk ka favor asnjë parti politike. Sado t'i shesim mend njerëzve, sharpi nga sheqeri do varet vetëm nga reforma në drejtësi.

Ne do shkojmë si nuse para SPAK për të dhënë llogari për çdo gjë që kemi bërë", tha Ndreu.