Surprise Me!

RTV Ora – E vetme në mjerim! Nëna e 10 fëmijëve, këmbëzbathur dhe shpesh e pangrënë

2019-05-22 0 Dailymotion

#rtvora
Herë me bukë e herë pa ngrënë. Mes të ftohtit të dimrit dhe zhegut të verës në një shtëpi të rrënuar, një 68 vjeçare po jeton ditët e saj më të vështira në Rusan të Delvinës. Pas vdekjes së burrit dhe dy djemve, 8 fëmijët e tjerë e shohin rrallë, duke e lënë këmbëzbathur dhe mes vuajtjeve që i sjell skamja.

"Jetoj vetëm këtu".

Halime Hita u dha jetë 10 fëmijëve, por pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe dy prej djemve po i kalon ditët e vetme në mjerim në të ashtuquajturën shtëpi në Rusan të Delvinës.

"Qëparë hëngra një çikë bukë me dy ullinj".

8 fëmijët e tjerë, për pamundësi apo arsye që nëna 68 vjeçare i shmang nuk e vizitojnë shpesh.

Me 6 mijë lek pension, ajo shlyen kredinë e mbetur të njërit prej djemve. Ajo që mbetet nuk i mjafton as për ilaçe.

Për bukë e ujë, mendojnë fqinjët, ose kjo nënë duhet të flejë në shtëpi pa ngrënë.

"Nuk më dalin".

Këmbët e zbathura tregojnë skamjen. Ndërsa patericat që nuk i ndan pamundësinë fizike.

Katër vjet më parë thotë se ka thyer këmbën, dhe operacionin nuk e paguante dot.

Ajo e përcolli me buzëqeshje grupin e RTV Ora, me shpresën që institucionet apo njerëzit do ti japin një fund të lumtur historisë së trishtë të një nëne
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/e-vetme-ne-mjerim-nena-e-10-femijeve-kembezbathur-dhe-shpesh-e-pangrene
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon