FIER-Një vatër zjarri e fuqishme vijon prej mesditës së sotme në fshatin Darzezë. Një sipërfaqe e konsiderueshme po digjet në pyllin me pisha.<br /><br />Zjarri ka përmasa shumë të mëdha, ndërsa ndihmohet edhe nga era duke rrezikuar lokalet dhe shtëpitë e fshatit.<br /><br />Zjarrfikësja po punon për të shuar flakët. Në muajin mars janë regjistruar shumë vatra zjarri thuajse në cdo qark, ndërsa drejtori i Emergjencave Civile u shpreh se janë të qëllimshme.